Beyond Border – Deklaratë për shtyp 1

Pertej Kufinjve – Futja e konceptit te turizmit “te mencur” dhe ekonomise se ndare me te tjeret.

Projekt i mbeshtetur nga BE per te promovuar vlerat turistike ne Diber, Mat, Klos and Bulqize.

Projekti “PERTEJ KUFINJVE – FUTJA E KONCEPTIT TE TURIZMIT “TE MENCUR” DHE EKONOMISE SE NDARE ME TE TJERET” i mbeshtetur nga BE kontribon ne promovimin e rajonit nder-kufitar, midis zones Jugore te Maqedonise se Veriut dhe zones Veri lindore te Shqiperise si nje destinacion atraktiv turistik gjate te gjithe vitit. Projekti nder-kufitar do te mbeshtese zhvillimin e nje platforme te dyanshme te turizmit me e-sherbime qe te perfshije experienca turistike dhe ekologjike te zones nder-kufitare si dhe ndertimin e nje strukture dinamike per promovimin e avantazheve krahasuese ne kete zone. Projekti do te krijoje nje platforme online ‘pepole to people” (me baze web-i), per promovimin e eksperiencave unike turistike te ofruara nga banoret e rajonit nder-kufitar. Platforma do te ndertohet duke perdorur teknologjine e koheve te fundit si dhe me nje qasje inovative dhe te lehte per t’u perdorur me nderthurje te tendencave me te fundit te turizmit, me zgjidhjet inovative IT. Rreth 45 eksperienca unike nga te dyja vendet do behen te disponueshme ne platforme duke ju dhene mundesine te jene te suksesshem ne tregun global. Projekti do te ndihmoje bizneset e turizmit ne rajonin tone duhet te ecin me hapin e tendencave te reja , jane te detyruara te ripozicionohen ne treg, si dhe t’i ri-orientojne ofertat e tyre ne menyre qe te jene sa me terheqese ndaj turisteve bashkekohore ne kerkim te eksperiencave autentike dhe vleres se shtuar.

Perfituesit kryesore te projektit jane ndermarresit e iniciativave individuale te cilet punojne dhe jetojne ne zonat e bashkive te targetuara (artizanet, zejtaret, fermeret, sportistet) te cilet nuk jane te perfshire ne menyre direkte ne sektorin e turizmit; ofruesit vendas te sherbimeve turistike (guidat turistike, agjensite turistike vendase, restorantet familjare) te cilat operojne nderkohe ne sektorin e turizmit; institucionet publike te cilat kane te bejne me manaxhimin e trashegimnise kulturore dhe natyrore si p.sh. muzeumeve, galerive, parqeve kombetare te cilat duhen modernizuar dhe shnderruar ne pjese te ofertes turistike.

Objektivi i pergjithshem i ketij projekti eshte futja e konceptit te zhvillimit te turizmit “te mencur” bazuar tek nje perdorim me inovativ dhe eficent te burimeve tona aktuale kulturore dhe natyrore si dhe te kapitalit njerezor ekzistues. Kjo do sillte si rezultat mundesi me te medha biznesi per ofruesit vendas te sherbimeve turistike, nje numer me te madh turistesh ne rajon si dhe do te gjeneronte punesim.

Organizata lider eshte nga Organizata e Zhvillimit Lokal nga Struga www.ldastruga.org

Partneret jane: nga pala e Maqedonise se Veriut: Instituti per Kerkime ne Mjedis, Inxhineri Civile dhe Energji ne Shkup, www.iege.edu.mk; nga pala Shqiptare Biologet e Shqiperise, www.biologet-al.com si dhe Bashkia Mat, www.bashkiamat.gov.al

Per informacione te metejshme nga pala Shqiptare lutemi kontaktoni ne: [email protected], Ardian Maci Cel: 067 2023 612

Kliko këtu për të shkarkuar dokumentin në format docx

Similar Posts: