Pertej Kufijve – Futja e konceptit te turizmit “te mencur” dhe ekonomise se ndare me te tjeret.
Platforma turistike nderkufitare “Genuine experiences” promovon eksperienca lokale turistike Shqiptare te zones se Matit, Dibres, Bulqizes dhe Klosit ne kuader te Programit nderkufitar Shqiperi – Maqedoni e Veriut mbeshtetur nga BE.
Projekti “PERTEJ KUFINJVE – FUTJA E KONCEPTIT TE TURIZMIT “TE MENCUR” DHE EKONOMISE SE NDARE ME TE TJERET” i mbeshtetur nga BE ka dizenjuar dhe se fundmi publikuar nje Platforme turistike nderkufitare te quajtur “Genuine experiences” https://genuinexperiences.com/ e cila promovon online eksperiencat lokale te gjithe zones se nderkufitare te projektit midis Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut.
Biologet e Shqiperise se bashku me Bashkine e Matit dhe partneret e tjere te Maqedonise se Veriut kane punuar fort per te gjetur keto eksperianca te verteta lokale Shqiptare te zones se Matit, Dibres, Bulqizes dhe Klosit, te cilat sjellin energjine e natyres se bukur shqiptare te kesaj zone, te nderthurur me traditat dhe zakonet e reja dhe te hershme me prane me turistet e interesuar per ti perjetuar ato.
Platforma eshte e dizenjuar teknikisht qe kushdo qe eshte i inetersuar te gjeje lehtesisht llojin e experiences dhe te drejton ne menyren se si mund ta perjetoje kete experience me drejtuesit lokale, qe jane te afte ta bejne kete eksperience te paharrueshme. Pergjedhja e ketyre eksperiencave eshte bere mbi bazen e disa studimeve krijojne nje baze te shendoshe informacioni dhe njohurish per te ndertuar urat e bashkepunimit turistik midis dy vendeve fqinje.
Platforma e fuqizon turizmin lokal me nje mundesi me te madhe promovimi, duke ju dhene mundesi banoreve te ketyre zonave te tregetojne dhe vleresojne financiarisht aftesite apo njohurite e tyre lokale ne nje menyre me bshkekohore dhe terheqese.
Objektivi i pergjithshem i ketij projekti eshte futja e konceptit te zhvillimit te turizmit “te mencur” bazuar tek nje perdorim me inovativ dhe eficent te burimeve tona aktuale kulturore dhe natyrore si dhe te kapitalit njerezor ekzistues. Kjo do sillte si rezultat mundesi me te medha biznesi per ofruesit vendas te sherbimeve turistike, nje numer me te madh turistesh ne rajon si dhe do te gjeneronte punesim.
Organizata lider eshte “Organizata e Zhvillimit Lokal” nga Struga www.ldastruga.org
Partneret jane: nga pala e Maqedonise se Veriut: “Instituti per Kerkime ne Mjedis, Inxhineri Civile dhe Energji ne Shkup”, www.iege.edu.mk; nga pala Shqiptare “Biologet e Shqiperise”, www.biologet-al.com si dhe “Bashkia Mat”, www.bashkiamat.gov.al
Per informacione te metejshme nga pala Shqiptare lutemi kontaktoni me Biologet e Shqiperise: [email protected], Ardian Maci Cel: 067 2023 612
Kliko këtu për të shkarkuar dokumentin në format docx
Similar Posts:
- None Found